Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Sulmi në shkollën katolike në Minneapolis, rikthehet debati për ndalimin e armëve në SHBA
Kryetari i bashkisë së Minneapolis në SHBA, Jacob Frey, dhe anëtarët e komunitetit u prononcuan pas ngjarjes tragjike vdekjeprurëse në shkollën katolike, ku dy fëmijë humbën jetën. Frey bëri thirrje për ndalimin e armëve dhe karikatorëve me kapacitet të lartë, duke kërkuar bashkëpunim shtetëror dhe federal. Një retorikë e tillë gjen mbështetje të gjerë në Minneapolis, ku politika dominohet nga demokratët. “Ne kemi nevojë për ndalimin në të gjithë shtetin dhe rang federal për karikatorët me kapacitet të lartë,” shton kryetari i bashkisë. “Nuk ka asnjë arsye që dikush të jetë në gjendje të qëllojë 30 herë para se të rimbushë armën” thotë ai, duke shtuar se “nuk po flasim këtu për pushkën e gjuetisë së babait tuaj. Po flasim për armë që janë bërë...