Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Rrëzohet gjatë paradës ajrore avioni luftarak në Poloni, humb jetën piloti
Një avion luftarak F-16 i Forcave Ajrore Polake u rrëzua gjatë një prove për një paradë ajrore në Radom, në qendër të Polonisë, ku për pasojë humbi jetën piloti, njoftoi ushtria. “Një pilot i Ushtrisë Polake humbi jetën në rrëzimin e një avioni F-16 – një oficer që gjithmonë i shërbeu vendit me përkushtim dhe guxim të madh. I përulem kujtimit të tij”, shkroi ministri i Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz, në rrjetin X pas mbërritjes në vendin e ngjarjes. Komanda e Përgjithshme e Forcave të Armatosura bëri me dije se incidenti përfshiu një avion nga Baza Ajrore Taktike nr. 31, pranë qytetit Poznan, dhe fatmirësisht nuk pati persona të tjerë të lënduar. “Sapo ndodhi aksidenti, u nisën menjëherë operacionet e shpëtimit në vendngjarje,” thuhet në deklaratën...