Naun Shundi la pas një krijimtari të pasur artistike! Homazhet për aktorin dhe regjisorin, të premten paradite te Arturbina

Naun Shundi la pas një krijimtari të pasur artistike! Homazhet për aktorin dhe regjisorin, të premten paradite te Arturbina

Aktori, regjisori dhe dramaturgu, Naun Shundi mbylli sytë në moshën 66-vjeçare. Sëmundja e rëndë e kancerit të lëkurës shkaktoi ndarjen e parakohshme nga jeta të artistit. Pas diagnostifikimit, Shundi u dërgua në një spital të specializuar në Francë, ndërsa trajtimin e vijoi më pas në QSUT në Tiranë, teksa Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Ekonomisë, Kulturës e Inovacionit morën përsipër kurimin e tij. Edhe mbështetësit e aktorit u bënë bashkë duke kontribuar financiarisht, por një ditë më parë, bashkëshortja njoftoi përkeqësimin e gjendjes së tij Në gati gjysmë shekull, Naun Shundi dha kontributin e tij të vyer si aktor e regjisor në skenën e Teatrit shqiptar. U bë i njohur me rolet e tij në filma si Vdekje me porosi, Shtëpia me dy porta,...