Zhurmat po na shurdhojnë, raporti: Mbi limit ditë e natë në gjithë vendin, kryeson Tirana

Zhurmat po na shurdhojnë, raporti: Mbi limit ditë e natë në gjithë vendin, kryeson Tirana

Shqipëria është një kakofoni që nuk gjen qetësi ditën e as natën. Përditshmëria përkufizohet nga bori makinash, zhurmë marmitash, frenime e dhënie gazi të befta, fishkëllima e ulërima, kantiere ndërtimi e shumë si këto. Trafiku është shkaktari kryesor i zhurmave por jo i vetmi. Raporti i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit referon se në çdo qytet ku është matur niveli i zhurmave ai ka rezultuar më i lartë se niveli limit që duhet të kenë ato. Lushnja është i vetmi qytet që qëndron brenda limiteve gjatë ditës dhe natës ndërkohë që Kukësi dhe Përmeti vetëm natën.“Monitorimi i zhurmave është kryer në qytetet Tiranë Shkodër Vlorë, Lezhë, Kukës, Korçë, Pogradec, Berat, Sarandë, Gjirokastër, Fier, Përmet, Lushnje. Bazuar mbi të dhënat e monitorimit gjatë vitit 2024, niveli i...