Zbulohet letra! Bashkimi Europian pezullon të gjitha takimet zyrtare me Albin Kurtin

Zbulohet letra! Bashkimi Europian pezullon të gjitha takimet zyrtare me Albin Kurtin

Bashkimi Evropian ka vendosur të pezullojë përkohësisht takimet zyrtare me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti dhe ministrat e tij. Përmes një letre të dërguar zyrtarisht, shefat e misioneve të BE në Kosovë njoftojnë se ky pezullim takimesh do të qëndrojë në fuqi derisa të formohet qeveria e re. Letra e plotë Po ju shkruaj në emër të Shefave të Misioneve të Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian të pranishëm në Kosovë. Pas aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës (P.A.nr.09/2025, datë 25 qershor 2025), i cili shpalli të pavlefshme Udhëzimin Administrativ të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve Nr. 01/2025 mbi Përdorimin e Pajisjeve Fiskale Elektronike, Sistemeve Fiskale dhe Programeve Fiskale Elektronike, duke u bazuar në nenin 71 të Kushtetutës që ndalon ushtrimin e funksioneve...