Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
DRITA shkruan HISTORINË, fiton në Luksemburg dhe kualifikohet për në Conference League
28 Gusht 2025 21:57 Telesport Drita ka shkruar sonte historinë, pasi është kualifikuar për herë të parë në historinë e saj në grupet e Conference League. Intelektualët kanë eliminuar në play-off luksemburgasit e Differdange, duke fituar ndeshjen e parë 2-1 dhe në ndeshjen e kthimit 0-1, pra me rezultat të përgjithshëm në të dy sfidat 3-1. Përsa i përket takimit të sotëm, vendasit mbetën me 10 lojtarë që në minutën e tretë, pasi Buch u ndëshkua direkt me karton të kuq, për një ndërhyrje kafshërore ndaj lojtarit të Dritës. Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola. Në minutën e 61-të, Drita gjeti avantazhin falë penalltisë së ekzekutuar saktë nga Besnik Krasniqi. SHIKOGOLIN Pas Ballkanit në sezonin 2023-2024, Drita është ekipi i dytë i...