Vritet me armë 61-vjeçari në Shkodër, autori në kërkim

Vritet me armë 61-vjeçari në Shkodër, autori në kërkim

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në fshatin Abat të Shalës në Shkodër, ku viktimë ka mbetur 61-vjeçari P.P. Ndërkohë, autori është identifikuar nga policia dhe është shpallur në kërkim. Njotimi i Policisë Shkodër: Rreth orës 20:00, në fshatin Abat, Shalë, shtetasi N. M., në rrethana ende të paqarta, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin P. P., 61 vjeç. Shërbimet e Policisë janë nisur menjëherë për në fshatin Abat, për të bërë të mundur kapjen e autorit. Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.