Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Vrasja me armë zjarri në Shkodër, identifikohet viktima dhe autori (Emrat)
Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në fshatin Abat të Shalës në Shkodër, ku viktimë ka mbetur 61-vjeçari Piro Prroni. Ndërkohë, autori Ndoc Maçaj është identifikuar dhe është shpallur në kërkim. Shkodër/ Informacion paraprak Rreth orës 20:00, në fshatin Abat, Shalë, shtetasi N. M., në rrethana ende të paqarta, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin P. P., 61 vjeç. Shërbimet e Policisë janë nisur menjëherë për në fshatin Abat, për të bërë të mundur kapjen e autorit. Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.