Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhuron libra për bibliotekat komunale
Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” ka vijuar nismën për mbështetjen e bibliotekave në nivel vendi, duke shpërndarë kontingjente librash për disa komuna të Kosovës. Këtë herë, dhuratat me libra kanë mbërritur në bibliotekat e Gjilanit, Mitrovicës, Fushë Kosovës, Vushtrrisë, Drenasit, Kamenicës, Skenderajt, Obiliqit dhe Artanës. Ndër botimet me vlerë të veçantë që janë bërë pjesë e dhurimit spikasin: Kujtesa e Kosovës: Rrëfime të 100 pleqve e plakave të Kosovës Kujtesa e Kosovës: Rrëfimet e të mbijetuarve të masakrës së Krushës së Madhe Në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Rilindja”, librat janë përzgjedhur kryesisht për nxënësit e nivelit parauniversitar dhe do të shpërndahen nga bibliotekat komunale në bibliotekat e shkollave, duke pasuruar koleksionet ekzistuese dhe duke nxitur kulturën e leximit te gjeneratat e reja./KultPlus.com