Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Festivali i Filmit në Venecie, Werner Herzog fiton Luanin e Artë për karrierën
Dy tapete të kuqe, dy filma në natën e parë dhe Festivali i 82-të Ndërkombëtar i Filmit në Venecie ka ngritur siparin. Filmi “La Grazia” i Paolo Sorrentinos hapi eventin me protagonistët Toni Servillo dhe Ana Farzetti. Filmi i dytë ishte “Mother” i regjisores maqedonase Teona Strugar Mitevska, me protagoniste Noomi Rapace në rolin e Nënë Terezës së Kalkutës. Ceremonia e hapjes së ngjarjes botërore të filmit u drejtua nga Emanuela Faeli, dhe gjatë mbrëmjes, Luani i Artë për karrierën iu dorëzua regjisorit gjerman Werner Herzog nga Francis Ford Coppola. “Unë jam një ushtar i kinemasë dhe për mua kjo do të thotë këmbëngulje, guxim dhe ndjenjë detyre. Kjo është, në fund të fundit, ajo që më solli këtu. Faleminderit,” tha Herzog. Sot, në ditën...