Rusia godet Kievin, vriten fëmijë! Delegacioni i BE-së në shënjestër, reagime të ashpra në Europë

Rusia godet Kievin, vriten fëmijë! Delegacioni i BE-së në shënjestër, reagime të ashpra në Europë

Një nga sulmet më të rënda ruse në Kiev që nga korriku ka tronditur Europën, duke shkaktuar 21 viktima, mes tyre katër fëmijë, dhe dëmtuar rëndë selinë e Delegacionit të Bashkimit Europian në kryeqytetin ukrainas. Zyrtarët ukrainas konfirmojnë se një ndërtesë pesëkatëshe banimi u shemb nga një raketë, duke vrarë dhe plagosur dhjetëra civilë, ndërsa pjesë e objektivit të sulmit ishin edhe ndërtesat ku ndodhen Delegacioni i BE-së dhe Këshilli Britanik. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e cilësoi sulmin si “një kujtesë e errët se Rusia nuk ndalet përpara asgjëje për të terrorizuar Ukrainën”. Ajo konfirmoi se dy raketa goditën vetëm 50 metra larg misionit diplomatik të BE-së në Kiev. “Rusia zgjodhi raketat në vend të tryezës së bisedimeve”, deklaroi Presidenti ukrainas...