Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë! Si funksionon skema grabitëse
Skemat piramidale online nuk janë shfaqur tani, ato kanë tre vite që operojnë në Shqipëri. Këto platforma janë bërë aq shumë të besueshme sa vetëm gjatë muajit gusht, grupi TXEX ALBANIA ka grumbulluar nga qytetarët shqiptarë afërsisht 20 milionë dollarë, dhe këtë denoncim e bën eksperti i IT-së, Gent Progni, i cili ka zbuluar portofolin e tyre. “Nga investigimi im, drejtuesi i kësaj platforme nuk është shqiptar. E njëjta platformë ka funksionuar edhe në shtete të tjera, në Bullgari dhe vende të BE-së, por në Shqipëri është për t’u shqetësuar pasi sasia e njerëzve është tepër e lartë, ku shkon diku te 10.000 persona, dhe nga investigimi im portofoli i kësaj platforme kishte diku te 20 milionë dollarë vetëm gjatë muajit gusht, dhe 80% e...