Skandal në Itali! Një faqe p*rnografike publikon foto të manipuluara të Giorgia Melonit

Skandal në Itali! Një faqe p*rnografike publikon foto të manipuluara të Giorgia Melonit

Një skandal i madh ka shpërthyer në Itali pas publikimit të fotove të manipuluara të grave të njohura nga jeta publike italiane, në një faqe pornografike. Ndër figurat e përmendura janë Kryeministrja Giorgia Meloni dhe udhëheqësja e opozitës, Elly Schlein. Sipas raportimeve të “The Guardian”, bëhet fjalë për faqen Phica, një emër që përbën një anagram të një fjale vulgare në italisht, ku janë ngarkuar këto imazhe të manipuluara, të shoqëruara me komente seksiste dhe fjalor të papërshtatshëm. Fotot e publikuara në seksionin “VIP” të faqes përfshinin politikane nga të gjitha partitë dhe ishin shkrepur gjatë daljeve të tyre publike, konferencave apo pushimeve. Ato ishin përpunuar digjitalisht për të theksuar pjesë të trupit apo për të sugjeruar poza me përmbajtje seksuale. Kjo platformë, e cila...