Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Piloti ushtarak dhe e dashura e tij u arrestuan për spiunazh, Qeveria e Kosovës mohon lidhjen: S’ka pasur qasje në informacione
Qeveria në detyrë e Kosovës ka hedhur poshtë pretendimet se spiunia nga Serbia A.M. nga Mitrovica, e cila është arrestuar më 27 gusht nga Kroacia së bashku me të dashurin e saj nën dyshime për spiunazh për Serbinë, ka pasur lidhje edhe me Zyrën e Kryeministrit të Kosovës. Zëdhënësi i Qeverisë në detyrë, Përparim Kryeziu, ka thënë se Zyra e Kryeministrit përbëhet nga stafi civil i përhershëm dhe kabinetet e kryeministrit dhe zëvendëskryeministrave të cilat përbëhen nga të emëruar politikë. “Duam të theksojmë se qasja në informacione të rëndësishme dhe konfidenciale të Zyrës së Kryeministrit është strikt e kufizuar. Andaj ne hedhim poshtë çdo pretendim se personi në fjalë mund të ketë siguruar informacione të rëndësishme dhe konfidenciale të Zyrës së Kryeministrit. Viteve të fundit, si pasojë e...