Përplasen tre automjete në tunelin e Llogarasë, shkaktohet trafik

Përplasen tre automjete në tunelin e Llogarasë, shkaktohet trafik

Një aksident zinxhir ka ndodhur sot pasdite në tunelin e Llogarasë, ku tre automjete u përplasën me njëri-tjetrin, duke shkaktuar trafik të rënduar. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:45, ku janë përfshirë automjetet e tipit “Audi” me drejtues A. M., “Volvo” me drejtues A. H., dhe “Mitsubishi” me drejtues K. M. Pas ndërhyrjes së shpejtë të Policisë Rrugore dhe përfundimit të veprimeve proceduriale, automjetet u zhvendosën nga rruga. Aktualisht, qarkullimi në tunel është normalizuar.