Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni tha se sulmet tregojnë se Kremlini ‘nuk ka ndërmend’ të negociojë paqen.
Kryeministrja italiane po i bashkohet korit të udhëheqësve evropianë që dënojnë sulmet e Rusisë gjatë natës në Ukrainë. Giorgia Meloni shkruan në X se sulmet e fundit tregojnë “kush qëndron në anën e paqes dhe kush nuk ka ndërmend të besojë” në negociata. “Mendimet tona shkojnë për popullin ukrainas, për civilët, për familjet e viktimave të pambrojtura, përfshirë fëmijët, të sulmeve të pakuptimta ruse”, shkruan ajo. Gli intensi attacchi di questa notte su Kiev dimostrano chi sta dalla parte della pace e chi non ha intenzione di credere nel percorso negoziale. I nostri pensieri vanno al popolo ucraino, ai civili, ai familiari di vittime inermi, tra cui anche bambini, degli insensati attacchi… — Giorgia Meloni (@GiorgiaMeloni) August 28, 2025 Top Channel