Takimi me miliarderin e Binance/ Rama promovonte kriptomonedhat, qytetarët shqiptarë paguajnë çmimin e skemave mashtruese

Takimi me miliarderin e Binance/ Rama promovonte kriptomonedhat, qytetarët shqiptarë paguajnë çmimin e skemave mashtruese

Në 2022, kryeministri Edi Rama zhvillonte takime me miliarderin Changpeng Zhao, kreun e kompanisë globale të monedhave digjitale Binance. Tre vite më vonë, qytetarët shqiptarë po bien  pre e një skeme mashtruese që po operon aktualisht në vend ku është e përfshirë pikërisht kompania e Zhao. Takimi, i bërë publik nga vetë Zhao në atë kohë, u përshkrua si një hap drejt promovimit të adoptimit të kriptomonedhave në Shqipëri. Në gusht 2025 doli në pah se një platformë e rreme investimi e quajtur TXEX përdor pikërisht  reputacionin e Binance për të mashtruar qytetarët shqiptarë. Sipas raportimeve, mbi 6,000 shqiptarë janë prekur nga kjo skemë, me humbje totale të majme. TXEX operon pa licencë dhe përdor rrjete sociale si Telegram, Signal dhe WhatsApp për të joshur viktimat....