Iu sekuestruan 26 milionë euro pasuri, kush është Kristian Koni që përdor edhe 4 identitete të tjera

Iu sekuestruan 26 milionë euro pasuri, kush është Kristian Koni që përdor edhe 4 identitete të tjera

Një individ me identitet të dyfishtë është vënë nën hetim nga organet ligj zbatuese me dyshime të forta për pastrim parash. I dalë nga hiçi, Olsi Meta alias Kristian Koni, është ngritur në piedestal, duke u lartësuar në rangun e biznesmenëve dhe oligarkëve, për nga paratë që qarkullon. Por kjo rritje galopante kryesisht në fushën imobilare, ka sjellë edhe dyshime të forta se bëhet fjalë për pastrim parash në vlera të mëdha. Informacionet e organeve janë se Meta po sjell paratë nga trafiqet e narkotikëve dhe po i investon në ndërtime në Tiranë dhe bregdet. Burimet nga organet ligjzbatuese i thanë VoxNews se Meta ka bashkëpunuar edhe me biznesmenë të tjerë, egzistues në Shqipëri, për t’u marrë troje, godina dhe apartamente, duke krijuar një zinxhir. Në...