Gjermania, Franca dhe Britania planifikojnë të rivendosin sanksionet ndaj Iranit për shkak të armëve bërthamore

Gjermania, Franca dhe Britania planifikojnë të rivendosin sanksionet ndaj Iranit për shkak të armëve bërthamore

Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania po planifikojnë të rivendosin sanksionet e mbështetura nga OKB-ja ndaj Iranit për shkak të frikës se po zhvillon armë bërthamore, shkruajnë mediat e huaja. Tri vendet evropiane, të njohura si E3, po ndërmarrin kete hap pasi përpjekjet për të rinisur bisedimet diplomatike mbi programin bërthamor të Teheranit kanë ngecur. Irani këmbëngul se programi i tij bërthamor është për qëllime paqësore, por ka pasuruar uranium në nivele që tejkalojnë ato të kërkuara për energjinë bërthamore civile. Kjo është një shkelje e një marrëveshjeje të rënë dakord me vendet perëndimore në vitin 2015, kur një sërë sanksionesh u pezulluan. Megjithatë, E3 tani dëshiron të rivendosë ato sanksione, të cilat u vendosën me rezolutë të OKB-së. Ata i shkruan sekretarit të shtetit...