Nga premtimi për ‘flamur blu’, tek realiteti i ujërave të zeza

Nga premtimi për ‘flamur blu’, tek realiteti i ujërave të zeza

Në fillim të vitit 2023, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, gjatë një konference të posaçme për prezantimin e “Arritjeve, sfidave dhe objektivave të vitit”, shpalosi ambiciet për përmirësimin e cilësisë së ujërave larës në vend. “Qëllimi është të shkojmë në zero dhe të avancojmë me një procedurë tjetër që është flamuri blu për plazhet. Synohet zerimi i ujërave larës problematikë”, deklaroi ajo, teksa citoi të dhëna nga Agjencia Europiane e Mjedisit. E njëjta agjensi, një vit më vonë ngre alarmin për cilësinë e ujërave në Shqipëri. Ndryshe nga sa zotohej Kumbaro, Shqipëria renditet e fundit në Europë për cilësinë e ujërave larës. Këto shifra e vendosin Shqipërinë si vendin me përqindjen më të ulët të cilësisë së shkëlqyer dhe më të lartën për...