Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
BSH: Kreditimi i ekonomisë u frenua në muajin korrik
Kreditimi i ekonomisë u ngadalësua lehtë në muajin korrik. Sipas Bankës së Shqipërisë, kredia e re për korrikun kishte vlerën e 28.9 miliardë lekëve, 1.3% më pak krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Megjithatë, ecuria e deritanishme progresive tregon që kredia për ekonominë gjatë vitit 2025 ka vijuar rritjen dhe është në vlerat më të larta historike të regjistruara në këtë periudhë të vitit. Për periudhën janar-korrik, janë dhënë gjithsej 231.9 miliardë lekë kredi të reja, me një rritje prej 10% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndërkohë që vitin e kaluar rritja e kredisë ishte mbështetur kryesisht te financimet e bizneseve, këtë vit kontributin kryesor po e jep rritja e huave për individë. Kredia e re...