Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Hoxha: Qeveria ‘Rama’ po grabit qytetarët me tarifën e tunelit të Llogorasë
Këshilltari i Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Vlorës, Atird Hoxha, ka reaguar ashpër ndaj planit të qeverisë për të vendosur pagesë në tunelin e Llogorasë. Sipas tij, qytetarët shqiptarë do të detyrohen të paguajnë 10 euro për vetëm 5.9 kilometra, duke e bërë këtë segmentin më të shtrenjtë në rajon. “Ky është një investim i financuar plotësisht nga taksat e shqiptarëve, ku janë vjedhur mbi 50 milionë euro, dhe tani qytetarët do të paguajnë sërish sa herë kalojnë aty”, deklaroi Hoxha. Ai solli si shembull Italinë, ku tarifa mesatare është 8.5 euro për 100 km autostradë, me standarde shumë më të larta dhe tunele që arrijnë edhe 10 km. “Rama kërkon 10 € për 5.9 km, jo për një autostradë, por për një rrugë...