Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
I riu përplas me makinë të miturën në Ballsh, 7-vjeçarja dërgohet në spital
Një aksident rrugor është shënuar pasditen e sotme në qytetin e Ballshit, ku një 18-vjeçar ka përplasur me makinë një vajzë 7-vjeçare. Vajza e mitur është transpotuar në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve. Ndërkohë pas aksidentit 18-vjeçari është shoqëruar në Komisariat. Njoftimi i policisë: Rreth orës 16:30, në qytetin e Ballshit, automjeti me drejtues shtetasin S. F., 18 vjeç, ka përplasur një shtetase të mitur 7 vjeçe, e cila ndodhet në kujdesin e mjekëve. Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.