Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Me kapele kauboji dhe brenda një banje, fotot e fundit të Kim Jong-un bëjnë xhiron e rrjetit
Në një pamje që duket sikur vjen nga një komedi politike, diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, është fotografuar duke inspektuar një banjë të vogël dhe të thjeshtë, e rrethuar nga pllaka klasike që të kujtojnë mungesën e përhershme të kushteve moderne në vendin që ai drejton me dorë të hekurt. I veshur me një xhaketë të bardhë me mëngë të gjata dhe një kapelë që ngjan me ato të kaubojve, Kim pozon si një pllakaxhi në një nga banjat e një vile të sapo ndërtuar, që është pjesë e një fshati të ri peshkimi në Provincën Hamgyong Jugor. Pavarësisht pamjes së thjeshtë dhe teknologjisë nga një epokë tjetër (uji i ngrohtë vjen ende nga kazanë), media shtetërore KCNA e ka quajtur projektin “modern...