Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
VIDEO/ Familja Dhimaku mes lotëve dhe lutjeve, dy motrat humbën jetën, vëllai 10-vjeçar niset për kurim në Romë
Katër ditë pas aksidentit të rëndë që i mori jetën dy motrave Dhimaku, dhimbja në fshatin Kopaçez është e pamatshme. Shtëpia e familjes së Rizalit është e mbushur me njerëz që hyjnë e dalin mes lotësh dhe heshtjes së rëndë, për të ngushëlluar prindërit që humbën dy bijat e tyre, Rozinën 20 vjeç dhe Elivisën 22 vjeç. Vajzat u goditën për vdekje nga një automjet i drejtuar nga 23-vjeçari Kevi Norra, i cili, sipas policisë, ishte nën efektin e alkoolit në momentin e aksidentit në rrugën nacionale Sarandë–Delvinë. “Kanë qenë vajza të mira, punëtore dhe të respektuara, ashtu si prindërit e tyre,” – shprehen fqinjët e familjes Dhimaku, ndërsa nënat shamizeza të fshatit pëshpërisin mes lotësh: “Mjerë kush ka këto fate të rënda.” Ndërkohë, një dritë...