Paniku në Selanik:/ Autoritetet greke evakuojnë OSHEE-në pas kërcënimit për bombë

Paniku në Selanik:/ Autoritetet greke evakuojnë OSHEE-në pas kërcënimit për bombë

Një alarm për bombë është ngritur paraditen e sotme, 28 gusht 2025, në zyrat e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Selanik, Greqi. Ka qenë një e-mail, nga një emër i panjohur, që erdhi si paralajmërim në adresën elektronike të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, që ngriti zyrat në këmbë, raporton media greke Protothema. Menjëherë pas leximit të këtij e-mail-i, uniformat blu kanë evakuuar të gjithë kompaninë, si dhe morën masat e nevojshme për rrethimin e saj. Autoritetet Helene po punojnë për identifikimin e autorit të e-mail-it të dërguar, si dhe zbardhjen e motivit të krijimit të kësaj situate.