VIDEO / Në prag të vitit të ri shkollor, dy të mitur shkatërrojnë shkollën në Pogradec

VIDEO / Në prag të vitit të ri shkollor, dy të mitur shkatërrojnë shkollën në Pogradec

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar mëngjesin e ditës së enjte në fshatin Buzishtë të Pogradecit. Sipas raportimeve, dy të mitur kanë hyrë në ambientet e shkollës së fshatit dhe kanë shkatërruar orenditë dhe sende të tjera, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Gjithçka vjen në një kohë, kur shkolla po përgatitet për të pritur nxënësit e vegjël në vitin e ri shkollor. Policia ka identifikuar autorët dhe ka nisur një procedim penal ndaj tyre.