Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Shkodra përballë të kaluarës”, Simpoziumi shkencor që bëri bashkë kreun e Kuvendit, Autoritetin e Dosjeve dhe BE-në
Në Shkodër, qytetin ku dhjetëra të rinj e të reja u vranë nga regjimi komunist, në tentativë për të kaluar kufirin, u zhvillua një simpozium shkencor. “Shkodra përballë së kaluarës” bëri bashkë ambasadorë, politikanë të majtë e të djathtë, ish të përndjekur politikë, klerin fetar dhe studiues. “Ne të gjithë e dimë se përballja me të shkuarën nuk është e lehtë, por është thelbësore. Shumë prej atyre që kërkuan lirinë, humbën jetën pranë kufirit këtu afër. Dhe është gjë e mirë që sot Shkodra po bëhet një vend kujtese. Ne do të vazhdojmë ta japim këtë mbështetje, por përballja me të shkuarën kërkon vullnet politik, kërkon ligje, kërkon burime dhe bashkëpunim aktiv nga të gjitha institucionet. Nuk mund të lejojmë që njerëzit që vuajtën, të...