“Malltezi u mbajt padrejtësisht 2 vite në burg”, Gjokutaj publikon vendimin: Gjykata e Lartë ndryshon qëndrim për…

“Malltezi u mbajt padrejtësisht 2 vite në burg”, Gjokutaj publikon vendimin: Gjykata e Lartë ndryshon qëndrim për…

Avokati Genc Gjokutaj denoncon dy standardet e Gjykatës së Lartë në lidhje me veprën penale të ‘korrupsionit pasiv,’ akuzë për të cilën klienti i tij Jamarbër Malltezi për dy vite iu privua liria. Në një vendim të marrë më 8 prill 2025, Gjykata e Lartë evidenton se ‘korrupsioni pasiv ka për subjekt vetem ata që ushtrojnë funksione publike!” Ky ishte pretendimi i palës mbrojtëse që ditën e parë të arrestimit të Jamarbër Malltezit, për dosjen Partizani. Pra që Malltezi nuk ishte subjekt i veprës penale të Korrupsionit pasiv të funksionarëve publikë, por që gjithmonë kërkesa u refuzua. Ndërkohë që në prill të këtij viti Gjykata e Lartë dhe i njëjti trup gjykues – Ilir Panda, Sandër Simoni e Sokol Binaj – e pohoi këtë standard, i cili...