Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Vlejnë 26.5 milionë euro, të dënuarit për vrasje e drogë i sekuestrojnë vilat në bregdet dhe makinat luksoze (EMRI)
Policia e Tiranës ka zbatur urdhrin e gjykatës për të vendosur nën sekuestro pasurinë e 45-vjeçarit Kristian Koni, i cili rezulton i dënuar për vepra të rënda penale. Sipas Bluve të kryeqytetit në kuadër të operacionit “Fortesa” janë sekuestruar pasuri me vlerë 26 milionë e 500 mijë euro, përkatësisht disa vila në bregdet dhe në Tiranë, llogari të shumta bankare dhe automjete. “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave, në bashkëpunim me specialistët e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, në kuadër të një procedimi penal të drejtuar nga Prokuroria e Tiranës, ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Tiranës, për sekuestrimin e pasurive në pronësi të shtetasit K. K., alias O. M., 45 vjeç, i dënuar më parë për veprat...