Begaj nderon luftëtarët e parë të çlirimit të Kosovës: Veprat tuaja do të mbeten të paharruara

Begaj nderon luftëtarët e parë të çlirimit të Kosovës: Veprat tuaja do të mbeten të paharruara

Presidenti i Republikës Bajram Begaj, priti këtë të enjte, më 28 gusht, në një takim solemnik luftëtarët e parë për çlirimin e Kosovës, të stërvitur në Shqipëri në vitin 1991, familjarë të martirëve dhe ish-pedagogët ushtarakë që kryen trajnimet e asaj periudhe të rëndësishme historike. Në fjalën e tij, Kreu i Shtetit vlerësoi guximin, sakrificën dhe rolin vendimtar të këtyre luftëtarëve dhe të ushtarakëve shqiptarë që kontribuuan në përgatitjen politike, logjistike dhe ushtarake. Ai i cilësoi ata si “njerëz që kanë shkruar një faqe të rëndësishme të historisë së kombit shqiptar” dhe theksoi se akti i vitit 1991 duhet të njihet dhe të mësohet në shkolla për të mos mbetur në harresë. Presidenti Begaj theksoi se nga ky moment, nga kjo sakrificë nisi udha drejt...