Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Ndërtoi resortin e tij pa leje, Policia jep detajet e arrestimit të ish-kreut të IMT-së së Durrësit
Ish-Kryeinspektori i Mbrojtjes së Territorit të Durrësit, i prangosur të mërkurën, shpërdoroi detyrën duke ndërtuar resortin e tij pa leje. Ardian Halili u arrestua teksa po kryente punime në resortin që shihet në pamje në zonën e Kepit të Rodonit. Uniformat blu thonë se zyrtari ndërtoi në një sipërfaqe mbi 5 hektarë përgjatë kohës kur drejtonte inspektoratin.Lexo edhe :Related Posts “Shtetasi A. H. e ka ndërtuar këtë objekt, i cili përbëhet nga 11 kabina tip garsoniere, një godinë 2-katëshe, një fushë minifutbolli dhe një pishinë, në një sipërfaqe toke prej 5,600 m², gjatë kohës kur ai ka ushtruar funksionin e Kryeinspektorit të IMT-së në Bashkinë Durrës dhe konkretisht gjatë viteve 2018-2021”, tha Vilson Bala, drejtori i Policisë Durrës. Drejtori i Policisë paralajmëroi se kushdo që...