Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
“Nuk i njohim zgjedhjet”, Berisha: FBI të shtrijë hetimet për Soros edhe në Shqipëri
Pak minuta pasi KQZ shpalli rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve, kryetari i PD Sali Berisha përsëriti se opozita nuk do ta njohë rezultatin e 11 majit. Gjatë një konference me gazetarë Berisha theksoi se 11 maji nuk reflekton vullnetin e qytetarëve shqiptarë. “Nuk i njeh zgjedhjet, kemi deklaruar. Përfaqësuesit tanë mbajtën një qëndrim dinjitoz në komision. Shprehën mendimet, këto ishin një farsë e vërtetë elektorale”, tha Berisha. Gjatë komunikimit të sotëm me gazetarët, Berisha përshëndeti qëndrimin e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump për të hetuar miliarderin George Soros. “Thirrja ime për qeverinë e SHBA dhe Kongresin e SHBA, thirrja ime për FBI-në, të shtrijnë hetimet e tyre për George dhe të birin edhe në Shqipëri gjatë 20 viteve dhe do gjejnë se...