Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Nga Partia e Lirisë në Partinë Socialiste, Xhixho ‘nuk kursen’ ish-kolegun, Braimllarin: Ka njerëz që nuk kanë…
Deputetja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho, e ftuar në studion televizive ka folur për situatën politike në vend, duke theksuar se Shqipërisë i duhet një opozitë e fortë. E pyetur në lidhje me kalimin e ish-Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë Endrit Braimllari në radhët e Partisë Socialiste, Xhixho u shpreh se “çdo gjë është çështje karakteri”. Duke thumbuar Braimllarin, ajo u shpreh se “ka njerëz që nuk kanë karakterin aq të fortë sa të rezistojnë përballë qeverisë”. Ajo theksoi se Partia e Lirisë dhe Partia Demokratike duhet të luajnë rolin e një opozite të denjë dhe të fortë përballë qeverisë socialiste, në mbrojtje të qytetarëve dhe interesave të tyre.