Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Shqiptarët po kursejnë më shumë se kurrë, depozitat thyejnë rekordin, arrijnë nivele historike
Depozitat e përfshira në paranë e gjerë kanë vijuar të zgjerohen edhe në muajin që lamë pas. Të dhënat e sapopublikuara nga Banka e Shqipërisë tregojnë se totali i depozitave arriti në 1.4 trilionë lekë në korrik, një rritje kjo me 1.2% krahasuar me qershorin. Depozitat e përfshira në paranë e gjerë i referohen të gjithë parave që qytetarët dhe bizneset mbajnë në bankë, pra paratë në llogaritë bankare, në llogari kursimi, në depozita afatshkurtra ose afatgjata dhe të tjera. Kursimet në valutë i janë rikthyer sërish rritjes në korrik, pas një rënieje në muajin pararendës. Duket se zhvlerësimi i euros që nxiti shumë qytetarë të largohen nga mbajtja e kursimeve në monedhën evropiane dhe të zgjedhin më tepër depozita në lekë gjatë qershorit, nuk...