Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Dimal Basha sqaron hulumtimin për UÇK-së: Luftën e kam të shenjtë, distancohem nga ata që shkruajnë kundër saj
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, reagoi të enjten për raportimet mediatike dhe reagimet në vend në lidhje me një punim të vitit 2012, ku ka qenë bashkautor. Ndërsa mediet raportuan se në punimin me titull “Globalizmi në Ballkanin Perëndimor: Krimi transnacional, islami fundamentalist dhe aleancat e padrejta”, shkruhet se “fondet për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës vinin nga shqiptarë të zakonshëm në diasporë, por edhe nga trafikantët e drogës që operonin në gjithë Evropën Perëndimore dhe në Shtetet e Bashkuara”, kreu i organit ligjvënës shpjegoi se në punim ka kontribuar me një hulumtim për çështjen e depërtimit të islamit fundamentalist në Evropën Juglindore dhe në asnjë vend nuk ka përmendur UÇK-në. “Unë në vitin 2012, kohë kur kam qenë student, sikurse plot studentë të...