Burimi: 
								Javanews.al
								
							
                                    Foto © Javanews.al                                
                            Sulmet ruse mbi Kiev, Britania e Madhe dhe BE thërrasin diplomatët e lartë rusë
                            Britania e Madhe thërret ambasadorin rus pas sulmeve të natës në Kiev. Lajmi u bë me dije nga Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, teksa i bëri thirrje Rusisë të ndalonte sulmet mbi Kiev. “Sulmet e Putinit mbrëmë vranë civilë, shkatërruan shtëpi dhe dëmtuan ndërtesa, përfshirë Këshillin Britanik dhe Delegacionin e BE-së në Kiev. Ne e kemi thirrur ambasadorin rus. Vrasjet dhe shkatërrimet duhet të ndalen.”, shkroi ai në X. Nga ana e tij, Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, është vënë në kontakt me shefen e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, dhe presidenten e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, në lidhje me sulmin e Rusisë që dëmtoi edhe ndërtesën ku ndodhet delegacioni i BE-së në Ukrainë....