Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Hapësira publike“/ Morën ryshfet nga pronarët, Policia jep detajet: Pas hekurave një punonjës i IMT-së, kapen ‘mat’…
Policia e Shtetit ka vënë në pranga një punonjës të IMT-së në Tiranë, ndërsa ka shpallur në kërkim inspektorin e IMT-së, pasi akuzohen se kanë marrë ryshfet nga pronarët e bizneseve që të mos heqin çadrat/tendat nga që zinin hapësirat publike përreth subjekteve. Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi G. F., 33 vjeç, punonjës i IMT, bashkia Tiranë. Në kërkim është shpallur shtetasi K. Zh., 35 vjeç, banues në Tiranë, inspektor i IMT, bashkia Tiranë. Gjithashtu policia ka nisur procedimi penal për shtetasit E. Ç., 48 vjeç, banues në Tiranë, punonjës i IMT, bashkia Tiranë; A. E., 26 vjeç, banues në Tiranë, menaxher i një lokali në Tiranë. Nga hetimet e kryera dyshohet se këta shtetas, gjatë kontrolleve në subjekte...