Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Kim Jong Un dhe Putin do të marrin pjesë në një paradë ushtarake në Kinë javën e ardhshme
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, do të udhëtojë në Kinë për herë të parë pas gjashtë vjetësh, për të marrë pjesë në një paradë ushtarake javën e ardhshme, njoftuan të dyja vendet të enjten. Kim dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do të jenë mesin e 26 liderëve të huaj që do të marrin pjesë në paradën e 3 shtatorit në Pekin, për të shënuar 80-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe qëndresës së Kinës ndaj agresioneve të Japonisë gjatë luftës, sipas Ministrisë së Jashtme të Kinës. “Ne e mirëpresim ngrohtësisht sekretarin e përgjithshëm Kim Jong Un në Kinë, për të marrë pjesë në aktivitetet përkujtimore”, tha Hong Lei, zëvendësministër i jashtëm i Kinës, në një konferencë për shtyp. Agjencia...