Drogë dhe armë në makinë, arrestohet dy persona në Tiranë! Si ranë në prangat e policisë

Drogë dhe armë në makinë, arrestohet dy persona në Tiranë! Si ranë në prangat e policisë

Kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 2 shtetas që bashkëpunonin për shitjen e dozave të Kokainës dhe Cannabisit, ndërsa sekuestrohen doza Kokaine dhe Cannabisi, 2 mjete prerëse (thika) dhe 2 pistoleta sportive. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, bazuar në informacionet e siguruara për një rast të shitjes së lëndëve narkotike, në doza, kanë intensifikuar kontrollet për goditjen e këtij rasti dhe vënien e autorëve në pranga. Si rezultat, u kapën në flagrancë në rrugën “Mahmut Bobrati” dhe u arrestuan shtetasit:-E. F., 43 vjeç dhe I. K., 37 vjeç, të dy banues në Tiranë. Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë i kanë gjetur këtyre dy shtetasve, sasi dhe doza të lëndëve të dyshuara narkotike Kokainë dhe Cannabis, 2 mjete prerëse (thika) dhe 2 pistoleta...