Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Hodhi helm për dhelprat, por ‘vret’ qentë e komshiut- Konflikti që çoi në polici dy banorët e Çiflikut
Një ngjarje është regjistruar në fshatin Çiflik, bashkia Konispol, ku një konflikt mes fqinjëve ka marrë përmasa të papritura. 65 vjeçari me emrin real Behar Zeneli, por nga puna që ka bërë në Greqi e ka ndërruar në Aristidh Papa, me pretendimin se kishte shqetësim nga dheiprat për gjënë e tij të gjallë, hodhi helm për t’i ngordhur ato. Por helmi ngordhi jo vetëm dhelprat, por edhe 3 qen të komshiut, Sokol Emini. Qentë ndodheshin në baçen e tij, thotë Sokoli. Komshiu dyshoj se ka hedhur helm për të ngordhur qentë e mi. Nisur nga kjo Sokoli tepër i shqetësuar për çfarë i ndodhi bëri denoncim në Stacionin e Policisë në Shkallë. Pas hetimit për 65 vjeçarin Behar Zeneli alias Aristidh Papa, ka nisur proçedimi penal...