“Nxehen” kursimet në lekë dhe në valutë në korrik, rreth 240 mln euro më shumë në banka

“Nxehen” kursimet në lekë dhe në valutë në korrik, rreth 240 mln euro më shumë në banka

Muaji i nxehtë i korrikut ka qenë pozitiv për kursimtarët si në lekë ashtu dhe në valutë. Në korrik, kursimet në total, duke konvertuar monedhën vendase në euro, janë rritur me rreth 240 milionë euro (10.5 miliardë lekë dhe 141 milionë euro).Statistikat e Bankës së Shqipërisë bënë të ditur, se stoku i kursimeve në lekë në fund të muajit korrik ishte 665.7 miliardë lekë, me një rritje prej 1.6%, ose rreth 10.5 miliardë lekë më shumë në krahasim me muajin e mëparshëm, duke shënuar rritjen më të fortë që nga janari.Ky është muaji i dytë radhazi me shtim të fortë të kursimeve në lekë.Në ecurinë e korrikut ka ndikuar rritja e depozitave të korporatave financiare, që janë zgjeruar me 3.5 miliardë lekë, ose 3.6% më...