Tabaku sulmon Ramën: Bëri “show me powerpoint” për mbetjet, me zgjidhjen që dha PD para 12 vitesh

Tabaku sulmon Ramën: Bëri “show me powerpoint” për mbetjet, me zgjidhjen që dha PD para 12 vitesh

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, pas aktivitetit të sotëm të kryeministrit Edi Rama, të zhvilluar në kuadër të Reformës për Trajtimin e Integruar të Mbetjeve. Tabaku e cilësoi aktivitetin e zhvilluar nga qeveria si një tjetër “shfaqje politike me kostum dhe kollare”, që sipas saj, shmang thelbin e problemit dhe përgjegjësitë për dështimet e së kaluarës. Deklarata e Tabakut Një tjetër konferencë ku “njeshi” flet, “dyshi” paraqet poëer point, ndërsa bashkitë që kanë çelësat e kashtës shënojnë pa të drejtë fjale. Asnjë fjalë për 430 mln € kontrata të inceneratorëve. Asnjë fjalë për 12 vite mashtrime se gjoja Shqipëria ishte pastruar. Vetëm leksione me kostum e kollare! Zgjidhja e propozuar ne Poëer Point? Landfill! Dhe landfilli...