Dinamo në provën e ‘pamundur’, Drita dhe Shkëndija për “dritë dhe shkëndi”

Dinamo në provën e ‘pamundur’, Drita dhe Shkëndija për “dritë dhe shkëndi”

Dinamo-Jagiellonia është sfida e kthimit e fazës play off të Conference League e cila do të zhvillohet këtë mbrëmje në “Air Albania Stadium” në Tiranë. Blutë e Ilir Dajës teksa kanë humbur të vajtjes 3-0 duket se e kanë mision të pamundur të kalojnë polakët pasi jo vetëm rezultati i thellë por dhe dilemat e shumta në ndërtimin e formacionit kondicionojnë ndjeshëm. Sidoqoftë trajneri Daja tha në konferencë shtypi se skuadra e tij do t’i luajë të gjitha kartat për të bërë ndeshjen e madhe. Problemet më të mëdha Dinamo Siti i ka në sektorin e mbrojtjes aty ku i gjithë reparti luajti i improvizuar në transfertë dhe me gjasë situata do të jetë e njëjtë. Pak shanse ka për të rikthyer kapitenin Bruno Dita...