Tarifat e Trump, Gjermania ndjen pasojat, industria automobilistike shkurton 51.500 vende pune

Tarifat e Trump, Gjermania ndjen pasojat, industria automobilistike shkurton 51.500 vende pune

Pasojat e tarifave të Donald Trumpit, për Gjermaninë tashmë, nuk janë vetëm në letër. Sektori gjerman i automobilave është detyruar të shkurtojë mbi 51.000 vende pune e në këtë situatë ka kontribuar rënia e eksporteve drejt Kinës e SHBA-së, me tarifat e reja që kanë rritur barrierat e hyrjes në këto tregje kyçe për ekonominë më të fuqishme të Europës. Sipas një studimi të ri të gjigantit të kontabilitetit EY (të njohur më parë si Ernst & Young), fenomeni gjithashtu duket se po përshpejtohet: që nga viti 2019, para pandemisë COVID-19, afërsisht 112.000 vende pune janë eliminuar në industrinë e automobilave në Gjermani, pothuajse gjysma e tyre në 12 muajt e fundit. Eksportet drejt Shteteve të Bashkuara dhe Kinës tashmë po bien me shpejtësi, dhe...