Komisioni Rregullator shpall rezultatin përfundimtar, certifikohen zgjedhjet e 11 majit

Komisioni Rregullator shpall rezultatin përfundimtar, certifikohen zgjedhjet e 11 majit

Komisioni Rregullator ka mbajtur sot mbledhjen për shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, të datës 11 maj 2025. Në përfundim të mbledhjes dhe diskutimeve, Komisioni Rregullator me 3 vota pro dhe 2 kundër ka miratuar rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve, duke certifikuar zgjedhjet. Kështu Partia Socialiste i certifikohet rezultati i 83 mandateve, Partia Demokratike me 50 mandate, Partia Social Demokrate me 3 mandate, Partia Mundësia me 2 mandate dhe Nisma Shqipëria Bëhet, 1 mandat. Dy votat kundër ishin nga anëtarët e opozitës, Muharrem Çakaj dhe Helga Vukaj. Gjatë mbajtjes së seancës Çakaj kritikoi vendimmarrjen e kryekomisonerit të KQZ, Ilirian Celibashi, duke thënë se ka mbajtur dy standarde për deputetët e rij. Top Channel