‘Karakteristika e një shteti të pastër mafioz’/ Pacollit po i bëjnë presion për t’i marrë aeroportin e Vlorës me forcë

‘Karakteristika e një shteti të pastër mafioz’/ Pacollit po i bëjnë presion për t’i marrë aeroportin e Vlorës me forcë

Kapitali/ Axhenda e Edi Ramës ka qenë e ngjeshur me takime ditët e fundit, teksa kryeministri thuhet se ka nisur konsultimet për qeverinë e re. Por mes vizitave të shumta, në zyrën e shefit të qeverisë, pati dhe një vizitë disi të pazakontë. Dy ditë më parë, mediat raportuan se në Kryeministri mbërriti me urgjencë edhe ish Presidenti i Kosovës, biznesmeni Behgjet Pacolli. Ndonëse vizita e Pacollit u raportua si e lidhur me konsultimet politike, baca nga Kosova kishte një tjetër hall. Pacollit po i bëjnë presion për t'i marrë aeroportin e Vlorës me forcë. Kapitali kontaktoi kompaninë Vlora International Airport për këtë çështje, por kompania nuk pranoi të flasë. Megjithatë Kapitali ka mundur të shtjerë në dorë dokumenta zyrtarë që faktojnë se koncesioni i...