Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘Na jep 1 mijë euro ose prishim tendën…’, Përgjimet që zbuluan 4 inspektorët e IMT-së Tiranë
Nga Fatjon Gjinaj/ Syri Tv Zbardhen detaja nga operacioni i një dite më parë ndaj punonjësve të IMT. Pronari i një objekti në zonën e Kombinatit kallëzoi në polici, se 4 punonjës të IMT vajtën në biznesin e tij ku konstatuan një tende që përdorej për lokalin e vendosur brenda oborrit të banesës. Pas konstatimit, e kanë njoftuar se do të prishet pasi është pa leje. Pasi largohen, njëri prej tyre kthehet pas disa minutash dhe takon pronarin (kallëzuesin) duke i thënë se i ofron marrëveshje që në këmbim të 1000 eurove, nuk do ia prishnin tendën. Ky i fundit menjëherë kallëzoi në polici, ku kjo e fundit mori autorizim nga SPAK për përgjime e vëzhgime ambientale si dhe simulim të dhënies së parave. Shuma...