Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Pse vera nuk është më stina e artë për linjat ajrore
Udhëtimet verore, dikur periudha më e artë për kompanitë ajrore, po bëhen gjithnjë e më të paparashikueshme. Çmimet e biletave rriten, por fitimet nuk ndjekin të njëjtin ritëm. Pasagjerët po ndryshojnë zakone, shkollat po nisin vitin gjithnjë e më herët dhe kompanitë po përballen me një realitet ku vera nuk është më “garanci suksesi”.Dikur, korriku dhe gushti ishin muajt kur avionët ishin plot dhe bilancet fryheshin. Sot, skema është ndryshe. Shumë udhëtarë po zgjedhin të fluturojnë në maj ose qershor, ndërsa ata që duan Europën po zhvendosin planet drejt vjeshtës.Rezultati? Gushti nuk është më kulmi i udhëtimeve, por një muaj boshatisjeje të papritur. Vetëm këtë vit, kapaciteti i brendshëm ajror në SHBA ra me 6% nga korriku, një shenjë se linjat po detyrohen të përshtatin oraret.Çmimet,...