Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Autoriteti për Sigurinë Kibernetike paralajmëron për investimet në platformën e palicencuar TXEX
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), me një njoftim publik, ka paralajmëruar mbi identifikimin e një rasti mashtrimi online përmes një platforme të vetëquajtur TXEX. Sipas AKSK, kjo platformë, e prezantuar si aplikacion për investime në kriptovaluta, nuk është e regjistruar dhe nuk është e licencuar në Republikën e Shqipërisë dhe si e tillë operon jashtë çdo kuadri ligjor kombëtar. Nga vëzhgimet e AKSK dhe nga denoncimet e shumta të bëra publike, konstatohet se aktiviteti i saj mbart tiparet e qarta të një skeme mashtruese digjitale. Sipas AKSK, platforma TXEX përdor reklama joshëse dhe të rreme në rrjete sociale (p.sh. Instagram, TikTok); krijimin e grupeve të simuluara komunikimi në Telegram, WhatsApp, Signal; prezantimin e fitimeve të fabrikuara për të ndërtuar besueshmëri tek viktimat; kërkimin e...